Një rast tragjik ka ndodhur dje në fshatin Koretin të Kamenicës.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person i gjinisë mashkullore, gjersa po kalonte mbi një urë për këmbësorë, ka rënë nga aty në lumë dhe për pasojë ka vdekur.
Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për obduksion.
Rasti ëshë klasifikuar si “vdekje e dyshimtë”. /Gazeta Papirus/