Një person ka vdekur pasi ka arritur në Emergjencën e Spitalit të Gjilanit, pas plagëve të marra nga një mjet i metaltë në vendin e punës mëngjesin e së martës.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, duke thënë se rasti është nën hetime.
“Novobërdë 17.05.2022 – 07:43. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës, është lënduar nga një mjet i metaltë dhe i njëjti pasi ka arritur në emergjencën e Gjilanit, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.