Ish-ushtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe infermiere në atë kohë, Vjosa Qerimaj, është ndarë nga jeta këtë të premte.
Lajmin për vdekjen e saj e bënë të ditur familjarët, teksa vlerësuan se kontributi i saj për vendin do t’i mbajë krenarë gjithë jetën.
Motra jonë Vjosa na la sot. Ajo ka shërbyer si ushtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si infermiere në kohët më të vështira për ushtarët e plagosur dhe me nevojë mjekësore. Kontributi i saj nuk do të harrohet kurrë dhe do të na mbajë krenarë gjithë jetën”, thuhet në njoftimin e tyre.