Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-presidentit gjerman, Horst Kohler.
Osmani në një shkrim në rrjetin social “X”, ka thënë se gjatë mandatit të tij, Gjermania njohu Kosovën si të pavarur.
“Ngushëllimet tona më të thella popullit gjerman për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Horst Köhler. Gjatë mandatit të tij, Gjermania njohu dhe mbështeti pavarësinë e Kosovës – një moment historik për kombin tonë. Ne mbetemi përjetësisht mirënjohës për mbështetjen e tij të palëkundur. Mendimet tona janë me familjen e tij dhe popullin gjerman në këtë kohë të vështirë” – ka shkruar presidentja.