Ka vdekur ish-komandanti i shtabit lokal të UÇK-së në Baran gjatë viteve 1998, Qaush Selca.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë nipi i tij i cili shkruan se Selca ishte një nga ata burra që nuk u thyen kurrë përballë padrejtësisë dhe sakrifikoi gjithçka për lirinë e vendit.
”Si komandant në Shtabin lokal te UÇK-së në Baran gjatë vitit 1998, ai drejtoi me trimëri luftën kundër forcave serbe, duke qenë një shembull i qendresës dhe guximit. Përkushtimi i tij ndaj kauzës së lirisë nuk u ndal as kur u arrestua nga forcat serbe. Burgosja e tij si komandant ishte një përpjekje për ta thyer shpirtërisht, por ai qëndroi i pathyeshëm”, ka shkruar nipi.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër, më datë 21.03.2025 në ora 14:00 në fshatin Baran të Pejës.
Lamtumirë, Komandant Qaush Selca
Me dhimbje te thellë, mora lajmin e ndarjes nga jeta të komandantit Qaush Shaban Selca, njërit prej luftëtarëve më të përkushtuar të lirisë së Kosovës. Ai ishte një nga ata burra që nuk u thyen kurrë përballë padrejtësisë dhe sakrifikoi gjithçka për lirinë e vendit.
Si komandant në Shtabin lokal te UÇK-së në Baran gjatë vitit 1998, ai drejtoi me trimëri luftën kundër forcave serbe, duke qenë një shembull i qendresës dhe guximit. Përkushtimi i tij ndaj kauzës së lirisë nuk u ndal as kur u arrestua nga forcat serbe. Burgosja e tij si komandant ishte një përpjekje për ta thyer shpirtërisht, por ai qëndroi i pathyeshëm.
Edhe pas arrestimit, vuajtjet e tij nuk kishin të sosur. Në masakrën e burgut të Dubravës, ai u plagos rëndë, por as plumbat dhe torturat nuk mundën ta ndalnin forcën e tij per lirin e vendit . Ai mbijetoi për të dëshmuar mizoritë që përjetuan mijëra shqiptarë të pafajshëm gjatë atyre viteve të errëta.
Kujtimi i tij do të mbetet përjetësisht në histori si një luftëtar i pathyeshëm dhe një simbol i rezistencës.