hërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar të shtunën se ka ndërruar jetë një i burgosur me inicialet G.H.
Sipas njoftimit nga Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, viktima ka vdekur rreth orës 19:00 në Klinikën e Neurologjisë të SHSKUK-së.
“I njëjti ishte i vendosur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë dhe ka qenë duke u trajtuar në vazhdimësi nga sëmundjet paraprake me të cilat është pranuar”, thuhet në komunikatën për media.
Nga data 19.07.2023 ai bëhet e ditur se ishte dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Neurologjisë të SHSKUK-së, por për kundër përpjekjeve të vazhdueshme të stafit i njëjti ka ndërruar jetë.
“Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes”, vijon njoftimi