Djali i Nick Cave, Jethro Lazenby, ka vdekur në moshën 30-vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë muzikanti me një deklaratë të shkurtër.
“Me shumë pikëllim, mund ta konfirmoj që djali im, Jethro, ka vdekur”, thuhet në njoftim.
“Do t’ju ishim mirënjohës për privatësi familjare në këtë moment”.
Shkaku i vdekjes së Lazenbyt, i cili ishte aktor, fotograf dhe model, nuk është zbuluar.
Vdekja e tij vjen shtatë vjet pas vdekjes së njërit djalë tjetër të Caveit, Arturit, i cili kishte vdekur pasi kishte rënë nga një shkëmb në Brighton.