Bislim Kutllovci nga Sfaraçaku i Vushtrrisë, babai i dëshmorit të UÇK-së Avni Kutllovci, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare.
Ai jetoi me krenari për të birin e tij dëshmor, duke u vlerësuar si një atdhetar i devotshëm.
Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Veteranëve dhe Familjeve të Dëshmorëve – Dega në Vushtrri.