Policia e Kosovës ka raportuar se një burrë ka vdekur mbrëmë rreth orës 21:20, në QKUK në Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë viktima ishte duke u trajtuar në QKUK.
Rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.