Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani.
“U prehtë në paqe!Ngushëllime familjes”, ka shkruar ai.
Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani ka vdekur sot. Pak ditë më parë ai u nis drejt Gjermanisë për të kuruar sëmundjen autoimune të mëlçisë, të cilën ia përkeqësoi COVID-19, por nuk ia doli të mbijetojë.
Nishani fillimisht mori ndihmën mjekësore në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ dhe pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, u dërgua në Gjermani.