Ditën e djeshme në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë një grua është gjetur pa shenja jete në hollin e një banese.
Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rr. Ferat Dragaj, Prishtinë 04.01.2023 – 13:15. Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në hyrjen e një ndërtese, ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dalur në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.