Në orët e hershme të mëngjesit, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka nisur një aksion të madh në fshatin Gllarevë të Klinës, raporton IndeksOnline.
Cak i aksionit janë disa shtëpi të fshatit me dyshimin se brenda tyre ka substanca narkotike.
Aksioni i nisur rreth orës 05:00 është duke vazhduar edhe në këto qaste (ora 10:00).
IndeksOnline ka kontaktuar me Prokurorinë Themelore në Pejë mirëpo të njëjtit kanë thënë se pa përfunduar i gjithë operacioni nuk mund të japin detaje