Edhe sot gjatë ditës në qendra të ndryshme komunale pritet të vazhdojë numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në zgjedhje e 9 shkurtit.
Deri sa më datën 11 dhe 12 ky proces është mbajtur në komunat e Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Partesh, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Hani i Elezit.
Ndërsa gjatë ditës së djeshme procesi është zhvilluar edhe në komunat Suharekë, Ferizaj dhe Vushtrri, ndërkaq gjatë pasdites ka filluar numërimi edhe në qendrat tjera në komunat Kaçanik, Novobërdë, Prizren, Shtime dhe Junik.