Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës beteja e ish-presidentit Donald Trump kundër rrjeteve sociale vijon edhe pasi Twitter dhe Facebook i kanë bllokuar llogaritë e tij. Trump u bëri thirrje amerikanëve të heqin dorë nga Twitter dhe Facebook, pasi sipas tij ato janë turp për demokracinë.
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e quajti rrjetin social Twitter një turp për demokracinë.
Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij e shtypit, Trump komenton bllokimin që Twitter i bëri anëtares së Dhomës së Përfaqësuesve Margery Taylor Green lidhur me dezinformatat për koronavirusin.
Trump: Twitter është një turp për demokracinë, ky rrjet social nuk duhet të lejohet të ndërveprojë në vend. Marjorie Taylor Green është një votuese shumë e ndershme, patriote dhe punëtore. Ata nuk meritojnë të trajtohen në këtë mënyrë nga njerëz inferiorë në Twitter dhe Facebook. Hiqni dorë nga Twitter dhe Facebook. Ata janë të mërzitshëm, ata paraqesin vetëm pikëpamjet e së majtës ekstreme dhe janë të urryer nga të gjithë. Ata janë një turp për vendin tonë.
Vetë ish-presidenti Trump u bllokua përgjithmonë në Twitter pas incidenteve të 6 janarit të vitit të shkuar në selinë e Kapitolit.
Gjithashtu Facebook e bllokoi llogarinë e ish-presidentit dhe po kështu edhe rrjeti social Instagram, por la mundësinë për ta rishqyrtuar në të ardhmen.