Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy të dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar, respektivisht nga policëve në Podujevë.
Në raportin ditor bëhet e ditur se dy zyrtarët policor kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.
“Rr. Ahmet Haxhiu, Podujevë 06.12.2024-23:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit nuk u janë bindur urdhrave të zyrtareve policor e me pas i kanë kanosur e sulmuar fizikisht. Dy zyrtarët policor viktimat meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa, pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, njoftoi Policia.