Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), ka njoftuar se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, për të mundësuar intervenimin emergjent në transformatorin energjetik TR2 110/35kV në Nënstacionin 110/35/10kV Prishtina 1, sot me datë 26 dhjetor 2024, nga ora 12:00 deri në 15:00, do të bëhet shkyçja e këtij transformatori në nënstacionin në fjalë.
Si pasojë, një pjesë e institucioneve dhe qytetarëve që furnizohen nga transformatori energjetik në fjalë, do të mbesin pa rrymë.
“Gjatë intervalit të lartcekur kohor, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga transformatori energjetik TR2 në NS Prishtina 1, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (reduktimi i parashikuar 47 MË)”, thuhet në njoftim.