GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Vazhdojnë gërmimet për gjetjen e mbetjeve mortore të të zhdukurve nga lufta e Kosovës

07/06/2023
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Vazhdojnë gërmimet për gjetjen e mbetjeve mortore të të zhdukurve nga lufta e Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur në mënyrë intensive po e vazhdon punën në kërkim të trupave të personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Detaje lidhur me gërmimet që po bëhen në tri lokacione  tregon Kushtrim Gara.

Gara tha se ekipet punuese po hasin në vështirësi në terren për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

“Pas gërmimeve, ditë më parë, në lagjen Mat, të Prishtinës, siç ishte planifikuar, gjatë këtyre ditëve kanë vazhduar gërmimet dhe aktivitetet në terren me një dinamikë të re”.

“Të premten e javës së kaluar u rikthyem në një lokacion afër Podujevës që trajtohet si rast për konfirmim identiteti ndërsa gjatë këtyre ditëve ishim në fshatrat e Kamenicës në përpjekje të gjetjes dhe zhvarrosjes të mbetjeve mortore të një viktime të luftës që vazhdon të jetë në Listën e Personave të Zhdukur”.

“Gërmimet në regjionin e Podujevës kishin rifilluar të Premten në mëngjes, mirëpo për shkak të reshjeve intensive të shiut u ndërprenë për të vazhduar në të njëjtën ditë në lokacionin në regjionin e Kamenicës, deri në orët e mbrëmjes. Gërmimet në këtë lokacion kanë vazhduar edhe gjatë kësaj jave, të hënën dhe të martën”, tha ai.

Koordinatori i Komisionit Qeveritar theksoi se edhe lokacionin në MAT në Prishtinë janë në kërkim edhe të një personi i cili është i zhdukur nga lufta e fundit.

“Po bëjmë përpjekje që ta gjejmë trupin edhe të një personi që është I zhdukur nga lufta e fundit. Ne para disa javësh I kemi gjetur mbetjet mortore të një person, por aty jemi në kërkim edhe të një tjetër por e kemi problem që ta dimë se ku është varrosur”, tha ai.

Ai pati vërejtje të mëdha për shtetin serb, i cili nuk u interesua për ta zgjidhur çështjen e të zhdukuve.

Kushtrim Gara tha për Klankosova.tv se që nga maji i vitit 2021, nuk e ka bërë as edhe një përpjekje në këtë drejtim.

“Sfiduese dhe shqetësuese mbesin lokacionet në territorin e Serbisë. Nga Maji 2021, në Serbi, nuk ka asnjë lokacion të adresuar, asnjë datë të caktuar për fillim të gërmimeve në lokacionet e reja apo edhe vazhdim të gërmimeve në lokacionet e papërfunduara. Megjithatë, ne nuk do të ndalemi asnjëherë në përpjekjen e luftën tonë për të vërtetën dhe drejtësinë. Për të nderuar tragjeditë e aq shumë familjeve e në përpjekje për të respektuar një të drejtë elementare të tyre, siç është e drejta për të ditur”,

Tags: Komisioni Qeveritar për Personat e ZhdukurKushtrim GaraLufta 1999 ne KosovePersonat e zhdukurVazhdojnë gërmimet
ShareTweetShare
Previous Post

Kurti viziton Kampin Belvedere: Sukseset e policisë për rend e ligj në veri janë mahnitëse

Next Post

Gjithçka gati për finalen e Ligës së Konferencës, formacionet zyrtare Fiorentina – West Ham

Next Post
Gjithçka gati për finalen e Ligës së Konferencës, formacionet zyrtare Fiorentina – West Ham

Gjithçka gati për finalen e Ligës së Konferencës, formacionet zyrtare Fiorentina – West Ham

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.