Gazetari Valon Syla ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk është takuar me asnjë zyrtarë shtetërorë amerikanë.
Syla ka thënë se Kurti po bën “ekskursion” në SHBA dhe ka shtuar se vizitë zyrtare numërohet vetëm vizita në Departamentin e Shtetit dhe Shtëpi të Bardhë.
“Vizitë në SHBA numërohet nëse takon Sekretarin e Shtetit apo një vizitë në Shtëpi të Bardhë e Departament të Shtetit. Në Kaliforni nuk ka institucion shtetëror. Atje është Hollivudi”, ka thënë ai në T7.
Tutje Syla bëri një krahasim të vizitës së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në SHBA. Ai thotë se atje nuk e priti askush nga shteti amerikan.
“Kurti është në ekskursion. Ramush Haradinaj nëse kujtohet kishte kritika të mëdha për stagnim në dialog dhe me vënien e taksës. E ai shkoi në Amerikë në një kishë atje të Fan Nolit dhe nuk u takua fare me të asnjë zyrtarë”, përfundoi ai.