Kandidati për deputet nga PDK, Valon Grabovci, bashku me kryetarin e degës së PDK-së në Istog, Ali Nimanaj, dhe kandidatin tjetër për deputet, Shasivar Haxhijaj, kanë zhvilluar një takim me bashkëvendasit dhe përkrahësit e partisë në Saradran, shkruan Gazeta Papirus.
Gjatë këtij takimi, ata kanë shprehur bindjen se Kosova mund të arrijë më shumë përparim me Bedri Hamzën si kryeministër.
Kandidatët falënderuan të pranishmit për mbështetjen e dhënë dhe shprehën angazhimin e PDK-së për të vazhduar me projekte që sigurojnë një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
#PDK131 #BedriHamza1 #ValonGrabovci55