Valon Grabovci, kandidat për deputet nga PDK, ka ndarë një mesazh falënderimi për angazhimin e vazhdueshëm të strukturave të Lugut të Baranit, shkruan Gazeta Papirus.
Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, Grabovci shkruan se së bashku me Fatime Shalën dhe Ademin, kanë shprehur mirënjohjen e tyre për mbështetjen e ofruar nga këto struktura në mbështetje të Partisë Demokratike të Kosovës.
Po ashtu, ai ka theksuar se nën udhëheqjen e Bedri Hamzës si kryeministër, Lugu i Baranit mund të përfitojë më shumë.
#PDK131 #BedriHamza1 #ValonGrabovci55