Valon Grabovci, kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka ndarë një mesazh përmes rrjeteve sociale, duke theksuar angazhimin e tij për rininë dhe zhvillimin e Kosovës, shkruan Gazeta Papirus.
Ai ka shprehur se, bashkë me kryetaren e rinisë, Fatime Shala, kanë realizuar një takim me strukturën e rinisë në qytetin e Pejës.
Grabovci theksoi se rinia e Pejës ka “puls të fortë” dhe se bashkëpunimi me ta është një element kyç për të avancuar zhvillimin e Kosovës drejt një të ardhmeje më të mirë.
“Jemi të përkushtuar që ta fuqizojmë rininë dhe t’i ofrojmë mundësi për një të ardhme më të ndritur,” u shpreh Grabovci.
Ai gjithashtu theksoi angazhimin e tij për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të stabilizuar, duke ftuar të rinjtë të jenë pjesë aktive e ndryshimeve pozitive.
#PDK131 #BedriHamza1 #ValonGrabovci55
/Gazeta Papirus/