Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Valon Grabovci, ka ndarë një mesazh optimist në profilin e tij në Facebook, shkruan Gazeta Papirus.
Ai ka theksuar se gjatë një takimi me disa banorë të qytetit të Pejës është ndarë mendimi se Kosova ka nevojë për një udhëheqje të re, duke shprehur mbështetje për Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër.
“Atmosfera e fitores po ndjehet edhe në qytetin tonë! Kosova mundet më mirë me Bedri Hamzën kryeministër,” ka shkruar Grabovci, duke shoqëruar mesazhin me hashtagët #PDK131, #BedriHamza1 dhe #ValonGrabovci55.
Fushata zgjedhore e PDK-së vazhdon të marrë përkrahje në mbarë vendin, ndërsa Peja duket se është pjesë e kësaj energjie pozitive.
/Gazeta Papirus/