Valon Grabovci, kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me numër 55, ka shpërndarë një mesazh falënderimi në rrjetin social facebook duke vlerësuar mbështetjen e ngrohtë që mori nga qytetarët e lagjës Kristali i Pejës, lagje kjo ku ai është rritur, shkruan Gazeta Papirus.
Grabovci theksoi se përkrahja për kandidatët e PDK-së po forcohet çdo ditë më shumë në të gjithë Kosovën, dhe se fitorja e Partisë Demokratike është gjithnjë e më e afërt.
Ai gjithashtu shprehu besimin se Bedri Hamza është kryeministri që mund ta drejtojë vendin drejt përparimit.
#PDK131 #BedriHamza1 #ValonGrabovci55