Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Valon Grabovci, ka ndarë një mesazh falënderimi në rrjetin social Facebook, duke shprehur mirënjohje për përkrahjen nga qytetarët e Dardanisë në Pejë, shkruan Gazeta Papirus.
“Dardania e Pejës në përkrahje të Partisë Demokratike të Kosovës, të mobilizuar si gjithnjë për të jetësuar programin tonë se Kosova mundet më mirë me Bedri Hamzën kryeministër! Faleminderit shumë Dardani!” ka shkruar Grabovci në postimin e tij.
Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e angazhimit për të realizuar vizionin e PDK-së për një Kosovë më të mirë, duke kërkuar mbështetje për numrin e tij dhe të partisë në zgjedhjet e ardhshme.
Postimi ishte i shoqëruar me hashtagët:
#PDK131
#BedriHamza1
#ValonGrabovci55
Partia Demokratike e Kosovës po intensifikon fushatën në mbarë vendin, duke kërkuar mbështetje për Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër dhe për kandidatët e saj për deputetë.
/Gazeta Papirus/