Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Valon Grabovci, ka ndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku ka njoftuar për takimet e tij të fundit me nëndegët e PDK-së në Novosellë, Raushiq dhe Lugun e Leshanit, në komunën e Pejës, shkruan Gazeta Papirus.
Në postimin e tij, Grabovci ka theksuar se gjatë këtyre takimeve është arritur pajtimi dhe konsensusi se Kosova mund të ecë përpara më mirë me Bedri Hamzën si kryeministër.
Ai shtoi se fryma e fitores nuk mungon as në Pejë, sikurse në gjithë territorin e Kosovës.
Grabovci ka falënderuar banorët e Novosellës, Raushiqit dhe Lugut të Leshanit për mbështetje të pakursyer dhe për angazhimin e tyre në fushatën zgjedhore të PDK-së.
#PDK131
#BedriHamza1
#ValonGrabovci55