GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Vajza iu vra në gjumë nga kunati në Shkozë, prindërit e 37-vjeçares marrin në shtëpi 2 fëmijët e mitur

10/04/2023
në Ballina, Shqipëri
Koha e leximit:2 mins read
Vajza iu vra në gjumë nga kunati në Shkozë, prindërit e 37-vjeçares marrin në shtëpi 2 fëmijët e mitur
Share on FacebookShare on Twitter

Vogëlushja 2-vjeçare që shpëtoi mrekullisht mëngjesin e së shtunës, por plumbi i mori përgjithmonë të ëmën Migenën, do të jetojë me gjyshërit, prindërit e 37-vjeçares. Bashkë me të edhe vëllai i saj 4 vjeç. Derisa gjykata të vendosë se çfarë do të ndodhë me dy të vegjlit, ata do të jenë në përkujdesjen e dajës dhe gjyshërve në fshatin Daias, në Lundër.

Familjarët e Migenës vijojnë të presin njerëz për ngushëllim. Ata i ka kapluar dhimbja, por për ta, bashkëshorti i Migenës, Erjon Sinani, nuk ka lidhje me ngjarjen.

E njohin si njeri të qetë e punëtor, ndërsa bashkë me të, do të përpiqen të ecin përpara për të rritur nipin dhe mbesën jetime.

Një qëndrim krejt tjetër kanë për prindërit e Erjonit, Gëzim dhe Ikbale Sinani, të cilët ishin dëshmitarë të ngjarjes…

Policia e konsideron të zbardhur ngjarjen, me autor Roland Sinanin, i cili fillimisht vrau me një plumb kunatën teksa flinte me të bijën vetëm 2 vjeç dhe më pas me një tjetër qëlloi poshtë nofullës veten. Megjithatë, kur blutë arritën, pistoleta u gjet në anën tjetër të oborrit, dinamikë që nuk përputhet me rastet e vetëvrasjeve. Dyshimet e para të hetuesve ishin për heqjen e armës nga një tjetër person, si një tentativë për të prishur provat, por pas marrjes në pyetje dhe hetimeve paraprake, dolën në përfundim se babai Gëzim Sinani e kishte lëvizur armën. Megjithatë, dëshmitë e tij janë kontradiktore për shkak se vuan nga skleroza. Për të dalë në një konkluzion më të qartë, hetuesit janë në pritje të ekspertizës së armës që është dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore.

Mister mbetet ku dhe si Roland Sinani e ka gjetur pistoletën. Për këtë policia ka pyetur të gjithë anëtarët e familjes, por asnjëri nuk ka pranuar të ketë dijeni. Erjon Sinani dhe bashkëshortja e tij ishin kërcënuar edhe më herët nga Rolandi, por nuk e kishin marrë seriozisht… Gjithçka mendohet se ka ndodhur për shkak të së qarës së vajzës e cila ishte sëmurë. Një sjellje të tillë agresive dhe mos durimi të zhurmave agresori e kishte shfaqur edhe në ditët e fundit.

Tags: shkozeshqiperivrasje
ShareTweetShare
Previous Post

Macron: Evropa të bëhet superfuqi e tretë, të ulë varësinë nga SHBA

Next Post

Ndodh edhe kjo në Kosovë, zhduket dosja e një tenderi në KOSTT

Next Post
KOSTT kërkon 30 milionë euro për rrymën e serbëve në veri veç për tre muaj, ose do të falimentojë

Ndodh edhe kjo në Kosovë, zhduket dosja e një tenderi në KOSTT

Lajmet e fundit

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?

Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?

19/05/2025
Arrestohen dy zyrtarë për ‘marrja e ryshfetit’, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes

Arrestohen dy zyrtarë për ‘marrja e ryshfetit’, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes

19/05/2025
PERBALLJA e parë mes Kryeshefit të “Pastrimi” dhe Drejtorit Brestovci: Kompania s’ka pare – Komuna nuk ka pagu – nuk është e vërtetë

PERBALLJA e parë mes Kryeshefit të “Pastrimi” dhe Drejtorit Brestovci: Kompania s’ka pare – Komuna nuk ka pagu – nuk është e vërtetë

19/05/2025
Erion Veliaj rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

Erion Veliaj rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

19/05/2025
Merz reagon pas telefonatës Uashington-Moskë, tregon çfarë ka folur me Trump ai dhe një grup liderësh

Merz reagon pas telefonatës Uashington-Moskë, tregon çfarë ka folur me Trump ai dhe një grup liderësh

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?

Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?

19/05/2025
Arrestohen dy zyrtarë për ‘marrja e ryshfetit’, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes

Arrestohen dy zyrtarë për ‘marrja e ryshfetit’, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.