Ka vdekur ish gazetari dhe ish – kandidati i pavarur për president të Republikës së Kosovës Seremb Gjergji.
Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij Sama Bajraktari-Gjergji.
Seremb Gjergji ka filluar karrierën si gazetar para, gjate e pas luftës ne Kosove ne disa mediume te shkruara dhe elektronike. Ai ka qenë aktiv ne disa debate aktuale politike me pjesëmarrje aktive dhe ne opinione te shkruara.
Njihet si nder aktivistët e pare qe ka marre guximin te shpalle kandidaturën për President te Kosovës, si kandidat i pavarur.
I ndjeri ka lënë bashkëshorten Samije Bajraktari- Gjergji dhe dy fëmije, një djalë dhe një vajze.
Ndërkaq vajza e tij ka publikuar fotografi të Gjergjit në spital, pak para se të vdiste.
“T’pushoft shpirti n’paqe baba jem. Gjithmon ke me kon baba ma i mire ne bote”, ka shkruar vajza e tij.