Deputetja e LDK-së dhe e bija e Gani Gecit, Marigona, ka folur në Kuvendin e Kosovës lidhur me punën e Gjykatës Speciale.
Kjo lidhur me komunikatën 59 që ishte shkruar kundër Gani Gecit.
Marigona Geci ka cituar deklaratën e Rexhep Selimit i cili kishte shpalosur detaje nga biseda me Hashim Thaçin rreth komunikatës 59.
“Pas publikimit të aktakuzës nga Prokuroria Speciale kam lexuar një pjesë të deklaratës së Rexhep Selimit rreth babait tim. Dua ta citoj Rexhep Selimin në gjuhën angleze dhe gjermane. Të nderuar deputet, sipas deklaratës së Selimit përmes një thirrje telefonike Thaçi kishte lexuar tekstin e komunikatës 59, kur ai e kishte pyetur pse kishte thënë të pavërtetën për Gani Gecin, Thaçi kishte thënë që ta shkatërroj plotësisht. Hashim Thaci paska tentuar familjen time dhe babain tim”, tha Marigona Geci, raporton Nacionale.
Ajo eskaloi në ofendim teksa e quajti Thaçin “Hashim Haxhi polari nga Buroja”
“Tani këtu në Kuvendin e Kosovës për zbardhjen e komunikatës 59 dua të falënderoj udhëheqësit e zonës së Drenicës që e kundërshtuan këtë komunikatë. Dua të falënderoj gazetarin Milaim Zeka. Familjen time e babin tim s’ka mundur ta shkatërroj UDB-ja e Millosheviqi jo po e shkatërron Hashim Haxhi Polari prej Burojës”, tha Marigona Geci.