GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Sport

Uzuni rrezikon përballjen me Lewandowskin

06/03/2023
në Sport
Koha e leximit:2 mins read
Uzuni rrezikon përballjen me Lewandowskin
Share on FacebookShare on Twitter

Myrto Uzuni nuk ndalet së shënuari në kampionatin spanjoll dhe në fundjavë ka tundur rrjetën për herë të 18-të në këtë sezon, duke u konfirmuar gjithnjë e më shumë si golashënuesi më i mirë i La Liga 2.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, ka qenë pjesë e suksesit 3-1 në transfertën e Granadës ndaj Burgos, teksa ka shënuar golin e dytë për skuadrën e tij në minutën e 84-t të kësaj sfide.
Pas një kundërsulmi perfekt, ai gjuajti në shtyllën e parë duke dërguar topin në rrjetë pa i dhënë kohë portierit kundërshtar që të reagonte, duke kaluar në avantazhin e përkohshëm 2-1 ekipin.

Kështu, Granada fitoi dhe iu bashkua Levantes në vendin e dytë me 54 pikë, vetëm 3 më pak se Las Palmas, që mban aktualisht vendin e parë.

Dy skuadrat e para në renditje shkojnë direkt në La Liga, ndërsa katër ekipet më poshtë marrin pjesë në fazën “play off”.

Sa i përket renditjes së golashënuesve, Uzuni ka një avantazh prej 7 golash ndaj De Hare të Mirandes, i cili mban vendin e dytë.

Problemi në këtë situatë, nëse mund të quhet i tillë, është ai i lidhur me Kombëtaren.

Shqipëria do të luajë kualifikuesen e parë të Europianit kundër Polonisë së Lewandowskit më 27 mars, teksa 24 orë më herët Uzuni duhet të jetë në fushë me Granadën, e cila po lufton për t’u ngjitur në elitën e futbollit iberik.

Pa Brojën dhe Manajn të dëmtuar, me Cikalleshin në Arabi, shpresat e Silvinjos për një debutim të suksesshëm janë të gjitha te djaloshi i lindur në Berat.

Ai është golashënuesi më i mirë shqiptar nëpër Europë dhe mund të hasë probleme te Granada, që do të tentojë ta mbajë në skuadër.

Me leje “në xhep”, 27- vjeçari do ta kishte gjithsesi të vështirë, pasi do të duhej të luante dy ndeshje në më pak se 24 orë, e ndërkohë në mes do të ishte edhe një udhëtim me avion.

Probleme logjistike, por edhe nevojash, ndaj mbetet për t’u parë nëse Uzuni do të driblojë dot edhe kohën.

Tags: myrto uzuni
ShareTweetShare
Previous Post

Arben Vitia shkon në Tiranë, ja çka viziton

Next Post

A mund të anëtarësohet Kosova në OKB, tregojnë diplomatët evropianë

Next Post
A mund të anëtarësohet Kosova në OKB, tregojnë diplomatët evropianë

A mund të anëtarësohet Kosova në OKB, tregojnë diplomatët evropianë

Lajmet e fundit

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

21/05/2025
Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

21/05/2025
Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.