Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka bërë të ditur sot se ushtria kroate ka ngritur nivelin e gatishmërisë për shkak të situatës në Ukrainë.
“Ushtria kroate ka ngritur nivelin e gatishmërisë nga situata e zakonshme duke pasur parasysh rrethanat globale. Ne po i kushtojmë vëmendje të veçantë të gjitha zhvillimeve në fqinjësinë tonë, Evropën Juglindore. Nuk do të donim asnjë destabilizimin e situatës në asnjë nga vendet tona fqinje”, tha Plenkoviq pas mbledhjes së Kryesisë dhe Këshillit Nacional të HDZ-së, transmeton Demokracia.com.
Ai shtoi se Kroacia është shumë e angazhuar në krizën aktuale, politikisht dhe diplomatikisht, transmeton Hina.
“Sa i përket gatishmërisë së shërbimeve tona dhe intensitetit të aktiviteteve tona, ne kemi ngritur nivelin e angazhimit”, theksoi kryeministri kroat.
Ai shprehu kënaqësinë që Qeveria mori mbështetje të qartë dhe të vendosur edhe nga opozita parlamentare për masat që kanë të bëjnë me krizën ukrainase.