GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Ushtari serb: Sulmi më i ashpër nga Mujë Krasniqi, ata janë hedhur në sulm në bazën tonë

26/01/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Një ushtar serb i cili ka marrë pjesë në luftimet e “Pashtrikut” dhe ka qenë dëshmitar i forcës së treguar nga UÇK-ja në operacionin “Shigjeta”, tash e 20 vjet më parë, ka treguar për tmerrin që kanë përjetuar forcat serbe aso kohe.

Andirja Lukiq, sot 41 vjeçar, ishte paraqitur vullnetarisht që ta zgjeste kohën e shërbimit ushtarak dhe për 78 ditë ka qëndruar në Pashtrik.

Ai ka thënë se iu ka mbijetuar disa sulmeve të NATO-s dhe forcave të UÇK-së.

“Pashtriku, vendi ku forcat tona kanë luftuar me UÇK-në, të ndihmuar nga aviacioni i NATO-s, janë zhvilluar luftime të ashpra gjatë bombardimeve të Serbisë. Beteja në Pashtrik padrejtësisht ka mbetur e harruar, kështu që publiku në Serbi nuk ka qenë fare i vetëdijeshëm se çfarë ka ndodhur atje, derisa kohë më RTS nuk e ka emituar dokumentarin për betejat për Pashtrikun”, shkruan gazeta serbe.

Andija Lukiq, i cili sot jeton në Serbi, por thotë se është nga Podujeva, thotë se sërish do të mbronte atdheun, por se më se vështiri e kishte kur pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës janë tërhequr nga Kosova.

Ai thotë se e mban mend detajisht gjithçka çfarë ka ndodhur në vitin 1998 dhe 1998 dhe sulmet e UÇK-së që kanë zgjatur nga 26 maji deri më 14 korrik.

“Në grupin tonë luftues, e cila i kishte 20 ushtarë të rregullt na sulmonin më shumë se qindra pjesëtarë të UÇK-së, të cilët kishin mbështetje logjistike nga NATO, por edhe nga radhet e Ushtrisë së Shqipërisë… Grupi i tyre kundërdiverzant nga e ashtuquajtura Brigada e Atlantikur, e ushtruar në Kanada dhe Amerikë, na sulmonte çdo ditë. E kemi mbrojtur atdheun, duke e ditur se pas nesh është Serbia. Pikërisht, e kemi mbrojtur njëri-tjetrin, më pas edhe bjeshkën, pasi që e dinim se nëse e marrin atë pjesë të Pashtrikut do të vazhdojnë sulmet edhe në Prizren, Gjakovë, Rahovec…”, thotë ai.

Ai si ushtar i rregullt ishte zhvendosur nga Prizreni.

Sipas tij, sulmin më të ashpër e kanë përjetuar më 27 maj, kur janë sulmuar nga më shumë se 150 ushtarë të UÇK-së.

“Në mesin e tyre, siç e kemi kuptuar më vonë ka qenë edhe njëri nga themeluesit e UÇK-së, Mujë Krasniqi. Ata janë hedhur në sulm në bazën tonë. Nga tanët askush nuk ka pësuar, kurse prej tyre kanë pësuar 41 ushtarë, janë zënë robë pesë ose gjashtë. Ata më pas me ndërmjetësimin e Ëilliam Ëalkerit janë shkëmbyer me ushtarët tanë të kapur në Bajgorë”, thotë ai.

Ai tutje flet edhe për sulmet tjera të forcave të UÇK-së. “Derisa isha në pozicion të shtrirë, një grantë e goditi një rezervistë nga Leskovci. E di që kam vrapuar për t’i dhënë ndihmë, por nuk kishte shpëtim”, thonë tutje Lukiq.

Tags: grupiMuj KrasniqiUshtar Serb
ShareTweetShare
Previous Post

“Si Nazim Bllaca, 134 spiunë të UDB që arritën të infiltrohen në UÇK, pretendohet se AKI e ka listën”

Next Post

Cakolli: Dardan Sejdiu i preferuari i Uran Ismailit për nënkryetar të Prishtinës

Next Post
Cakolli: Dardan Sejdiu i preferuari i Uran Ismailit për nënkryetar të Prishtinës

Cakolli: Dardan Sejdiu i preferuari i Uran Ismailit për nënkryetar të Prishtinës

Lajmet e fundit

‘‘Shtet policor’’, Havolli thotë se MKRS ka bllokuar një punishte tjetër në kryeqytet ‘‘me urdhra politik’’

‘‘Shtet policor’’, Havolli thotë se MKRS ka bllokuar një punishte tjetër në kryeqytet ‘‘me urdhra politik’’

20/05/2025
Ngërçi politik e çmimet e rritura, Mustafa i PDK: Kurti po vështirëson jetën e qytetarëve dhe po shuan vende pune

Ngërçi politik e çmimet e rritura, Mustafa i PDK: Kurti po vështirëson jetën e qytetarëve dhe po shuan vende pune

20/05/2025
BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20/05/2025
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

20/05/2025
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Hyrja e zyrtarëve të Ibër-Lepencit në Kryqin e Kuq në veri, Lista Serbe: Do të kërkojmë takim urgjent me QUINT’in

20/05/2025
Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
‘‘Shtet policor’’, Havolli thotë se MKRS ka bllokuar një punishte tjetër në kryeqytet ‘‘me urdhra politik’’

‘‘Shtet policor’’, Havolli thotë se MKRS ka bllokuar një punishte tjetër në kryeqytet ‘‘me urdhra politik’’

20/05/2025
Ngërçi politik e çmimet e rritura, Mustafa i PDK: Kurti po vështirëson jetën e qytetarëve dhe po shuan vende pune

Ngërçi politik e çmimet e rritura, Mustafa i PDK: Kurti po vështirëson jetën e qytetarëve dhe po shuan vende pune

20/05/2025
BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.