Pamjet e një ushtari rus të kapur nga forcat e armatosura ukrainase janë bërë virale në rrjet, pasi ka shpërthyer në lot në një telefonatë me nënën e tij së tij duke i shpjeguar se çfarë po i bëjnë vendit forcat pushtuese të Putinit.
Në video, ai i lutet nënës së tij të përhapë fjalën për atë që po ndodh realisht me sulmet e Putinit në Ukrainë teksa i shpjegon asaj shkatërrimin e shkollave dhe spitaleve.
Sipas Daily Mail, ushtari përkundet përpara dhe mbrapa teksa flet me nënën e tij dhe i kërkon asaj të përhapë të vërtetën për sa më shumë njerëz që të mundet se ‘jeta ka qenë e qetë këtu’ para pushtimit të Putinit.
shfaqur disa video që tregojnë të burgosur rusë të luftës duke thënë se nuk e kishin idenë se do të pushtonin Ukrainën. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës u ka kërkuar nënave ruse që të vijnë dhe të marrin djemtë e tyre që janë kapur rob gjatë pushtimit.
Ata kanë thënë se nëse nënat ruse vijnë në Kiev, do të lirojnë të burgosurit e deritanishëm në pushtimin e Putinit.
Gjithashtu është krijuar një linjë telefonike për të lejuar familjet ruse të telefonojnë Ukrainën dhe të zbulojnë nëse të afërmit e tyre janë kapur apo vrarë.
E vërteta për luftën është e vështirë të përhapet në Rusi, pasi Reuters raporton se Putini ka bllokuar aksesin në disa faqe interneti të lajmeve të huaja, përfshirë BBC-në, dhe po shtrëngon atë që Kremlini konsideron ‘lajme të rreme’.