Zenel Kastrati i cili ishte edhe shok i klasës me njërin nga drejtuesit kryesor të UÇK-së z. Hashim Thaçi ka treguar disa momente interesante për të kaluarën e tij. Kastrati ishte edhe ushtar i UÇK-së.
“Ai na mungon gjithmonë, ai (Thaçi) ishte një njeri shumë i respektuar në anën tonë edhe do të mbetet gjithmonë. Në Prekaz u vranë 4-5 vetë edhe ai me disa shokë të tij i hypën xhipit dhe shkuan atje, i thash, se unë në një klasë kam qenë me të, Hashim mos shko andej se janë vra kështu e kështu, tha do të shkojmë edhe shkuan në frontin e zjarrit atje, kur Serbia bombardojke me tankse e me minahedhësa e me krejt, ai ka shku…”
Poashtu, Ish kreu i LPK-së z. Bedri Islami, në njërën nga intervistat e tij të rralla në emisionin “Pa Rrotlla”, kishte folur edhe për themelimin e UÇK=së.
Ai kishte thënë se Thaçi në mbledhjen e Kërçovës kishte thënë se rruga paqësore me Serbinë duhet të marrë fund dhe duhet të filloi organizimi i luftës së armatosur. Sipas tij atë kohë ishte mbështetur edhe nga Ali Ahmeti.
Edhe ish kreu i LKÇK-së z. Avni Klinaku ka thënë se Hashim Thaçi ishte themeluesi kryesor i UÇK-së.