Pas arritjes së marrëveshjes në Konferencës së Rambujesë, tre anëtarët e delegacionit; Hashim Thaçi, Agim Çeku e Ramë Buja ishin nisur për në Kosovë, nëpërmjet rrugëve malore. Kufirin Maqedoni – Kosovë e kaluan në afërsi të Hanit të Elezit, dhe u stacionuan në fshatin Puset e Nikës.
Një qytetar, respektivisht luftëtar i UÇK-së ka treguar se si e kanë përcjellur delegacionin.
“Jemi nis prej Radushës, edhe po vijmë rrugës me ta, e patëm thy pak rrugën, që të jemi më të sigurt, dhe jemi nis pasdarkës kanë 9-10 ora, Hashim Thaçi pushkën nuk e lëshojke prej dorës, unë i thash ama pushkën e ai m’tha jo, edhe ishmi duke u ngjitur nëpërmjet një kodre të dheut, ishte shkretinë e vende vende kishte edhe therra, edhe rrëshqiti e unë po mundohem me e mbajtë, edhe i them prapë ama bre pushkën edhe mos kofsha gabim e pati vra pak gishtin se nuk e lëshojke pushkën prej dore, poashtu ata shokët ia kishin marr qantën, edhe po më thojnë shokët (bashkëluftëtarët) qysh bre i tha ashtu Hashim Thaçit, unë thash po kush është ky, thanë Hashim Thaçi, ju thash po unë se kam ditë që është Hashim Thaçi, po e pashë që as nuk e lëshojke pushkën prej dorës”.
Pas rrugëtimit, ata u ndalën për strehim në familjen Brava të fshatit Puset e Nikës ku nga aty i kanë koordinuar edhe aktivitetet me NATO-n dhe ndërkombëtarët. /GazetaPapirus.com/