Ish ushtari i UÇK-së nga fshati Mrasor i Rahovecit Isuf Mrasori, ishte angazhuar në radhet e UÇK-së në Zonen Operative të Pashtrikut duke mos e leshuar pushkën deri në përfundimin e lufës në qershor të 1999
Pas përfundimit të luftes Isufi thotë se jeta pas luftes ishte ndryshe dhe kishte sfidat e saj pasi ekonomia që kishim krijuar për vite u dogj dhe shkatrrua. Për t’i rritur dhe shkolluar fëmijët më është dashur t’a gjej veten në punë të ndryshme, shkuan Gazeta Papirus.
Si një adhurues i folklorit shqiptar fillova edhe punimin e çiftelise të cilën punë e bëj me pasion , dhe fale miqëve, shokëve, bashkëluftetarëve dhe mërgimtarëve shumë çifteli kam shitur.
Çiftelitë i bëj me porosi dhe me figura të ndryshme të heronjve e dëshmorëve se çfarë i porositin si me llogon të UÇK-së, figuren e Skenderbeut, Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Tonit & Micit e shumë figurave të ndritura të kombit shqiptar shprehet Mrasori.
Më posht ju sjellim një video dhe foto nga puna e Isuf Mrasorit. Ata që janë të intersuar t’a kene një çifteli të bukur mund të kontaktojn në Nr tel ; 044 – 330 083
/Gazeta Papirus/
https://www.youtube.com/watch?v=Zz8gmIrFGOs