Ushtarët hungarezë të Batalionit Rezervë Taktik të KFOR-it, kanë zhvilluar stërvitje me ngarkesë të nxehtë me Detashmentin e Aviacionit të KFOR-it në kampin `Novo Selo`.
Sipas njoftimit të KFOR-it, ushtarët praktikuan hipjen dhe zbarkimin e sigurt të helikopterit në nivel nën-njësie.
KFOR kujtoi se vazhdojnë të zbatojnë mandatin e tij, për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.