Në pasditen e së hënës, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar në kuadër të intervenimit kundër protestuesve serbë në Zveçan.
Kameramani i Radios Evropa e Lirë, i ka parë disa prej tyre.
Gjatë operacionit janë dëgjuar shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.