Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të udhëtojë së shpejti në Hungari për t’u takuar me kryeministrin Viktor Orban.
“Ata do të diskutojnë çështje që lidhen me sigurinë evropiane të furnizimit me energji”, tha një zëdhënës i Komisionit.
Hungaria është një nga disa shtete anëtare të BE-së që kundërshtojnë propozimet për një raund të gjashtë të sanksioneve ndaj Rusisë, në përgjigje të luftës në Ukrainë.
Faza e fundit do të heqë gradualisht përdorimin e naftës së papërpunuar ruse në të gjithë BE-në brenda gjashtë muajve, megjithëse Hungarisë do t’i jepet afat deri në fund të vitit 2023 për të ndaluar përdorimin.