Kryetari i komunës së Mitrovcës, Bedri Hamza, ka uruar të gjithë qytetarët e Mitrovicës me rastin e festës së ndërrimit të motmoteve.
Më poshtë urimi i Hamzës:
Në emër të Komunës së Mitrovicës, ju uroj festën e Vitit të Ri, duke ju dëshiruar shëndet, harmoni, lumturi dhe çdo të mirë në jetë.
Uroj që viti 2022 të jetë një vit i begatë për të gjithë, të jetë një vit i ndryshimeve pozitive, një vit që do të sjellë mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.
Viti i Ri 2022, uroj dhe shpresoj që t’i përmbushë të gjitha dëshirat dhe synimet tuaja.
Urime të përzemërta dhe suksese për të gjithë në vitin 2022.