“Ushtarët amerikanë që refuzojnë të vaksinohen kundër Covid-19 do të pushohen menjëherë”, tha sot Ushtria, duke theksuar se vaksinimi është kritik për ruajtjen e gatishmërisë së ushtrisë.Pentagoni vendosi ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin për të gjithë personelin ushtarak në gusht 2021
Shumica e ushtarëve në detyrë aktive kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Rreth 79 personel me uniformë nga forca të ndryshme të armatosura kanë humbur jetën nga Covid-19.“Gatishmëria e ushtrisë varet nëse ushtarët janë gati për t’u trajnuar, për t’u zhvilluar, për të luftuar dhe për të fituar luftërat e kombit tonë,” tha nënsekretarja e shtetit për Forcat e Armatosura, Christine Wormath.Forcat Ajrore, si dhe sektorë të tjerë, tashmë kanë filluar të shkarkojnë ushtarët që kanë zgjedhur të mos vaksinohen për Covid-19. g.v/abcnews.al