Universiteti i Prishtinës ka marrë një vendim të ri të rëndësishëm për studentët e tyre, përmes një komunikate për media ata kanë bërë të ditur se tani studentët mund të konsultohen online.
Përmes kësaj mundësie, studentët mund të lidhen lehtësisht me profesorët e tyre, të planifikojnë konsultimet dhe të diskutojnë shqetësimet akademike, shkruan Gazeta Papirus.
Kjo mundësi do të jetë një plus i vërtetë për studentët theksohet në komunikatë, dhe do përmisojë qasjen e tyre në procesin mësimor./GazetaPapirus
Komunikata e plotë:
KOMUNIKATË PËR MEDIA
Konsultimet online – Mundësia më e re e ofruar për studentët e UP-së Universiteti i Prishtinës ka shënuar hapin e radhës drejt digjitalizimit të shërbimeve për studentët dhe stafin e tij. Në kuadër të Sistemit Elektronik për Menaxhimin e Studentëve – SEMS, është integruar “moduli i konsultimeve”. Ky modul inovativ siguron që studentët të marrin shërbime më të qasshme dhe praktike në lidhje me procesin e konsultimeve. Përmes kësaj mundësie, studentët mund të lidhen lehtësisht me profesorët e tyre, të planifikojnë konsultimet dhe të diskutojnë shqetësimet akademike në mënyrë më efikase. Kjo qasje bashkëkohore, jo vetëm që thjeshton procesin e konsultimeve, por gjithashtu pasuron përvojën e të mësuarit njësoj për studentët dhe fakultetet. UP-ja mbetet e përkushtuar që të ngritë kualitetin, duke ofruar shërbime cilësore për studentët e vet dhe duke përmirësuar vazhdimisht qasjen e tyre në procesin mësimor dhe shërbimet e tjera të ofruara. — Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”