UNMIK-u përmes një komunikate ka dënuar sulmin ndaj gazetarit dhe analistit, Valon Syla, përcjell Gazeta Papirus.
Në komunikatë thuhet se Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh dënon sulmin fizik të raportuar ndaj një gazetari nga sulmues të panjohur dhe pret hetim të plotë dhe të drejtë për t’i sjellë autorët para drejtësisë dhe për të siguruar që të drejtat e njeriut mbrohen.
Komunikata e plotë nga UNMIK:
“Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh dënon sulmin fizik të raportuar ndaj një gazetari nga sulmues të panjohur. Çdo sulm ndaj lirisë së gazetarisë është i papranueshëm. PSSP Ziadeh pret një hetim të plotë dhe të drejtë për t’i sjellë autorët para drejtësisë dhe për të siguruar që të drejtat e njeriut mbrohen.
Sulmi ndodhi vetëm një javë pas vizitës së Raportueses Speciale të OKB-së për Lirinë e Opinionit dhe Shprehjes, Irene Khan, e cila u kërkoi autoriteteve të Kosovës t’i japin përparësi hetimeve dhe ndjekjeve penale të sulmeve kundër gazetarëve.
PSSP Ziadeh i uron gazetarit të lënduar shërim të shpejtë.”/Gazeta Papirus/