“Unë si qytetar i Republikës së Kosovës, dhe si votues i juaj, kërkoj që sa më shpejt ta vendosni për votim Projektligjin për tërheqje 30 % të kursimeve nga Trusti Pensional”. Kështu nis kërkesa e disa qytetarëve drejtuar deputetëve kosovarë.
Në një grup në Facebook ka nisur mobilizimi për presion ndaj deputetëve për votimin e Projektligjit i cili i hap rrugë tërheqjes së Trustit.
Në grupin “Pro tërheqjes së 30% të Trustit” është publikuar një mesazh i cili po kërkohet t’u dërgohet të gjithë deputetëve nga qytetarët.
“Unë e kam dhënë besimin për ty me votën që ta kam dhënë, prandaj sot kur më së shumti kam nevojë prej teje, dua që kërkesën time ta përkrahësh dhe ta votosh projektligjin që mundëson terheqjen e mjeteve nga Trusti”, thuhet në këtë mesazh.