GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

UNDP, Kosovarët i shohin varfërinë, papunësinë e çmimet e larta si problemet kryesore

10/03/2023
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
UNDP, Kosovarët i shohin varfërinë, papunësinë e çmimet e larta si problemet kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka botuar raportin e fundit të Pulsit Publik, i cili peshon besimin publik në Qeverinë e Kosovës. Përtej besimit në institucionet e Kosovës, ky raport vlerëson edhe brengat e qytetarëve rreth problemeve të tyre më madhore. Në këtë kontekst, qytetarët e Kosovës, të pyetur në një anketim, kanë renditur disa probleme kryesore.

Problemet kryesore të qytetarëve nuk lidhen fare me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ndonëse kjo është një nga temat kryesore të diskutuara në opinionin publik, përfshirë mediat. Në fakt, kryeproblemet e kosovarë kanë të bëjnë me jetën e tyre të përditshme, përfshirë mirëqenien e tyre sociale e statusin ekonomik.

Papunësia, varfëria e çmimet e artikujve të domosdoshëm – janë tri problemet kryesore me të cilat përballen qytetarët e Kosovës. Në lidhje me perceptimet e tyre për problemet më madhore me të cilat përballet Kosova aktualisht, gati 30 për qind e qytetarëve kanë theksuar papunësinë.

Ndërsa 21 për qind e qytetarëve e kanë renditur çështjen e varfërisë si problemin e dytë më madhor. E duket se inflacioni ka ndikuar keq në jetën e qytetarëve. 17,4 për qind e qytetarëve e kanë listuar si problemin e tretë më madhor “çmimet e artikujve të domosdoshëm”.

Një tjetër problem, por më i vogël në përqindje, është furnizimi me energji (4,3 për qind). Ndërsa problemet me shërbimet shëndetësore i kanë parë si problem madhor 4,1 për qind e qytetarëve. Ndërsa arsimi, dhuna mbi baza gjinore e korrupsioni janë renditur pas problemeve të lartpërmendura.

Por çka tha Pulsi Publik për çështjen e besimit në Qeverinë e Kosovës?

Nga gjetjet më të domethënëse të Pulsit Publik në lidhje me Qeverinë Kurti, ishte rritja e pakënaqësisë së qytetarëve me ekzekutivin. Sipas raportit, niveli i kënaqshmërisë me performancën e kabinetit ekzekutiv ka rënë për disa pikë në krahasim me prillin e vitit të kaluar.

“Në anketën e opinionit tetor-nëntor 2022, niveli i kënaqshmërisë me performancën e kabinetit ekzekutiv kapi vlerën prej 41%, një rënie për 6.2 pikë përqindjeje nga anketa e prillit 2022 kur ishte 47.2%. Niveli i kënaqshmërisë me punën e Kryeministrit kapi vlerën prej 44.9%, një rënie për 7.7 pikë përqindje nga prilli 2022 kur ishte 52.6%” – thuhej në komunikatën e UNDP-së.

Në raport përmendet edhe niveli i kënaqshmerisë se qytetarëve me institucionet tjera.

“Kënaqshmëria me punën e Kuvendit kapi vlerën prej 39.1%, kurse kënaqshmëria me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës ishte 50.8%. Anketa e nëntorit 2022 tregon që niveli i kënaqshmërisë me Presidenten ishte në 56.8%. Ulje të dukshme pati në shkallën e kënaqshmërisë me Gjykatat dhe Zyrën e Kryeprokurorit, në 24.4% dhe 22% përkatësisht, krahasuar me prillin e vitit 2022”, është thënë në komunikatë.

Tags: kosovaUNDP
ShareTweetShare
Previous Post

Zidane dhe 8 lojtarë, gati revolucioni i radhës në Paris!

Next Post

Dita e dytë në Kosovë, Lajçak: I thash opozitës ta vendosin dialogut mbi politikën partiake

Next Post
Lajçak thotë se ka në bazë  16 shembuj për zbatimin e Asosacionit

Dita e dytë në Kosovë, Lajçak: I thash opozitës ta vendosin dialogut mbi politikën partiake

Lajmet e fundit

Albion Rrahmani po e mendon kthimin në Rumani?

Albion Rrahmani po e mendon kthimin në Rumani?

22/05/2025
Celibashi: Platforma e KQZ-së ishte pre e disa sulmeve kibernetike gjatë zgjedhjeve

Celibashi: Platforma e KQZ-së ishte pre e disa sulmeve kibernetike gjatë zgjedhjeve

22/05/2025
Takimi Kurti- Hamza në Mitrovicë, flasin nga PDK

Takimi Kurti- Hamza në Mitrovicë, flasin nga PDK

22/05/2025
Krasniqi takon Këshillin Politik të PDK’së, diskutojnë për zhvillimet në Speciale: Kosova ndodhet në udhëkryq politik

Krasniqi takon Këshillin Politik të PDK’së, diskutojnë për zhvillimet në Speciale: Kosova ndodhet në udhëkryq politik

22/05/2025
Kallas: Mesazhi im ishte i qartë, Serbia duhet ta qartësojë orientimin e saj strategjik

Kallas: Mesazhi im ishte i qartë, Serbia duhet ta qartësojë orientimin e saj strategjik

22/05/2025
Dy të arrestuar për shpërndarje të propagandës për organizata terroriste, Prokuroria Speciale: Do të kërkojmë paraburgim

Dy të arrestuar për shpërndarje të propagandës për organizata terroriste, Prokuroria Speciale: Do të kërkojmë paraburgim

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Albion Rrahmani po e mendon kthimin në Rumani?

Albion Rrahmani po e mendon kthimin në Rumani?

22/05/2025
Celibashi: Platforma e KQZ-së ishte pre e disa sulmeve kibernetike gjatë zgjedhjeve

Celibashi: Platforma e KQZ-së ishte pre e disa sulmeve kibernetike gjatë zgjedhjeve

22/05/2025
Takimi Kurti- Hamza në Mitrovicë, flasin nga PDK

Takimi Kurti- Hamza në Mitrovicë, flasin nga PDK

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.