GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Ukrainë: Lufta detyroi shumë persona të largoheshin/ brenda një viti janë strehuar mbi 4 milionë ukrainas në BE

08/03/2023
në Botë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Civilet e ikur nga lufta UNHCR: Kriza më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore
Share on FacebookShare on Twitter

Një vit pas miratimit të direktivës për strehim të përkohshëm nga Bashkimi Evropian, Komisioni Evropian deklaroi se brenda kësaj periudhe mbi 4 milionë ukrainas janë vendosur në vendet e BE-së.

Publikimi i të dhënave nga KE u bë një vit pasi nisi lufta në Ukrainë, mëngjesin e 24 shkurtit.

BE-ja e miratoi këtë direktivë më 4 mars të vitit të kaluar. Sipas saj, ata që ikin nga lufta në Ukrainë nuk duhet të kërkojnë azil politik, apo t’i ndjekin procedurat e rregullta të strehimit të refugjatëve, por mund të regjistrohen menjëherë.

Gjithashtu, ata kanë qasje të menjëhershme në asistencë sociale, tregun e punës, shërbime shëndetësore dhe sistem të shkollimit.

“Përgjigja e BE-së ndaj luftës në Ukrainë edhe një herë dëshmon se çfarë mund të bëjë BE-ja kur vepron e bashkuar. Direktiva u dëshmua si instrumenti kyç për dhënien e asistencës direkete në BE dhe kjo mundësi do të duhej të mbetej si paketë e instrumenteve të BE-së edhe në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e Komisionit.

KE-ja deklaroi se mbi një milion shtetas të Ukrainës, të cilët kanë gjetur strehim në BE, kanë arritur edhe të punësohen, ku një numër i madh kanë kryer edhe trajnime të veçanta, të cilat janë financuar nga programet e BE-së për tu kualifikuar për disa vende pune.

Përmes platformës së posaçme “Solidariteti me Ukrainën”, deri më tani BE-ja ka ndarë një ndihmë financiare në vlerë prej 13.6 miliardë eurosh. Njëkohësisht është rritur bashkëpunimi edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe organizatat ndërkombëtare që të ndihmohen edhe personat e zhvendosur brenda territorit të Ukrainës.

Nënkryetarja e Komisionit Evropian për demokraci dhe demografi, Dubravka Shuica ka thënë se kujdes i veçantë do t’i kushtohet fëmijëve nga Ukraina.

“Kjo gjeneratë e fëmijëve të Ukrainës e ka përjetuar një vit lufte, dhune, frike, humbje, dhimbje dhe tragjedie. E tashmja dhe e ardhmja e tyre ka ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme. Tashmë kemi arritur shumë kur është fjala për strehimin, shkollimin dhe mbrojtjen e tyre dhe do të kujdesemi që kjo të vazhdojë”, tha ajo.

Pasi direktiva për strehim të përkohshëm mund të skadojë, Komisioni Evropian ka shprehur gatishmërinë që ta vazhdojë atë sipas nevojës, për momentin deri në vitin 2024, por më vonë me gjasë edhe deri në vitin 2025.

Ukrainasit janë strehuar nëpër të gjitha vendet e BE-së, por numri më i madh, rreth gjysma e tyre, pra dy milionë, janë strehuar në Gjermani dhe Poloni.

Tags: EmigrimiLuftaUKRAINA
ShareTweetShare
Previous Post

Milani tregon se është ekip me traditë, e kalon sfidën e quajtur Tottenham

Next Post

Dafina vjen me këngë të re

Next Post
Dafina Zeqiri bën tatuazh në mes të gjoksit

Dafina vjen me këngë të re

Lajmet e fundit

Qershitë 9 euro kilogrami, Muharremi ndan një moment interesant në market

Qershitë 9 euro kilogrami, Muharremi ndan një moment interesant në market

18/05/2025
Haradinaj në formë të shkëlqyer fizike, sot e nisi ditën me vrap në Gërmi

Haradinaj në formë të shkëlqyer fizike, sot e nisi ditën me vrap në Gërmi

18/05/2025
Sulmoi fizikisht babanë e tij, arrestohet një person në Mitrovicë

Sulmoi fizikisht babanë e tij, arrestohet një person në Mitrovicë

18/05/2025
Çka i duhet Napolit për ta fituar titullin e Serie A këtë sezon?

Çka i duhet Napolit për ta fituar titullin e Serie A këtë sezon?

18/05/2025
Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

18/05/2025
Rama publikon FOTOT: Tirana në 1996 mes trazirave, në 2025 mikpritëse e liderëve botërorë

Rama publikon FOTOT: Tirana në 1996 mes trazirave, në 2025 mikpritëse e liderëve botërorë

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Qershitë 9 euro kilogrami, Muharremi ndan një moment interesant në market

Qershitë 9 euro kilogrami, Muharremi ndan një moment interesant në market

18/05/2025
Haradinaj në formë të shkëlqyer fizike, sot e nisi ditën me vrap në Gërmi

Haradinaj në formë të shkëlqyer fizike, sot e nisi ditën me vrap në Gërmi

18/05/2025
Sulmoi fizikisht babanë e tij, arrestohet një person në Mitrovicë

Sulmoi fizikisht babanë e tij, arrestohet një person në Mitrovicë

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.