Ukrainasi Miroslav Kuhar është kthyer vullnetarisht nga Italia, ku po jetonte, për të luftuar krah bashkatdhetarëve të tij.
Ai, përmes kufirit me Poloninë, hyri në Ukrainë, ku tash po zhvillohen luftime, njofton Klan Kosova.
Kuhar u takua me ekipin e Klan Kosovës, ku tregoi se në Itali ka mbledhur një shumë parash e medikamente që do t’i dërgojë në vendin e tij.
Ai tregoi se është nga Lvivi dhe aty janë duke e pritur për t’iu bashkuar luftës.