Zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk u shpreh mbrëmjen e sotme se negociatat me Rusinë për evakuimin e mbrojtësve ukrainas nga fabrika e çelikut Azovstal në qytetin jugor të Mariupol janë “shumë të vështira”, tha zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk.
Dje, Vereshchuk tha se ajo po përpiqej të negocionte lirimin e 38 trupave “të plagosur rëndë”, por pranoi se bisedimet nuk ishin të thjeshta.
“Rezultati mund të mos jetë në pëlqimin e të gjithëve, por detyra jonë është të evakuojmë djemtë tanë. Të gjithë. Të gjallë, ne do t’i shpëtojmë të gjithë” tha ajo.
Fabrika e çelikut Azovstal është bastioni i fundit i Mariupolit dhe është përballur me bombardime të reja nga trupat ruse ditët e fundit.
Ata në vend kanë përshkruar shkatërrimin në uzinë, me qindra luftëtarë që mendohet se janë plagosur rëndë.