Qeveria e Ukrainës ka ndaluar eksportet e thekrës, elbit, melit, sheqerit, kripës dhe mishit deri në fund të këtij viti, sipas një rezolute të kabinetit të publikuar të mërkurën, raportoi Reuters.
Kjo pritet të çojë deri tek mungesa të drithërave dhe rritjen e çmimit e orizit dhe të produkteve kryesore, përfshirë bukën.
Rusia dhe Ukraina së bashku janë përgjegjëse për rreth 30% të eksporteve botërore të grurit dhe elbit.
Në anën tjetër, ditëve të fundit kriza globale është vërejtur edhe në Kosovë ku çmimet janë shtrenjtuar shumë.
Kosovarët zbrazin raftet e vajit në markete, “vrapojnë” të blejnë rezerva me çmimin aktual
Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë ka thënë se çmimet nuk i përcaktojnë këta të fundit, e aq më pak ai vet.
“Çmimet nuk i vendos Qeveria e aq më pak unë. Ajo që mund të kontrollojmë e do të ndalojmë është manipulimi në emër të krizës prandaj do të rritet kontrolli dhe mbikëqyrja”, tha ai gjatë mbledhjes së Qeverisë.