Ukraina dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje gjatë bisedimeve në Stamboll.
Dy palët janë pajtuar që në ditët në vazhdim të shkëmbehen nga 1 mijë të burgosur.
Lajmin e ka konfirmuar kreu i delegacionit të Rusisë, Vladimir Medinsky, raporton BBC.
Ai është shprehur i kënaqur me bisedimet sot dhe është i gatshëm që të vazhdoj kontaktet.
Nga ana e Ukrainës kanë kërkuar bisedime direkte mes Zelenskyt dhe Putinit. Po ashtu dy delegacionet janë pajtuar që të prezantojnë nga një vizion për një armëpushim të mundshëm.