Uellsi ka siguruar pjesëmarrjen për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Kombëtarja e udhëhequr nga Rob Page ka shënuar fitore ndaj Ukrainës në finalen e “Play-Off”-it të Botërorit, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Cardiff City Stadium” ka përfunduar me rezultatin 1:0.
Fati i kësaj ndeshje u vendos që në pjesën e parë, kur Andriy Yarmolenko shënoi gol në minutën e 35-të.
Të dy kombëtaret regjistruan edhe disa raste tjera shënimi deri në fund të ndeshjes, por rezultati mbeti i pandryshuar.
Kështu, Uellsi do t’i bashkohet kombëtareve tjera në Kampionatin Botëror, i cili do të mbahet në Katar nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor të këtij viti. /Gazeta Express/